Bie Instagrami në të gjithë botën - Android

Get it on Google Play

Bie Instagrami në të gjithë botën - Android

Rrejti social më interaktiv, Instagram, ka ndaluar së funksionuari duke ua bërë të pamundur njerëzve që të shohin fotografitë ose profilet e përdoruesve të cilët ndjekin. Në vend të përdoruesve, njerëzit janë përshëndetur me profile bosh dhe me mesazhin “Kryefaqja nuk mund të rifreskohet.” Versioni në internet i aplikacionit gjithashtu ka probleme. Drejtimi për çdo […]

The post Bie Instagrami në të gjithë botën appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

Rrejti social më interaktiv, Instagram, ka ndaluar së funksionuari duke ua bërë të pamundur njerëzve që të shohin fotografitë ose profilet e përdoruesve të cilët ndjekin.

Në vend të përdoruesve, njerëzit janë përshëndetur me profile bosh dhe me mesazhin “Kryefaqja nuk mund të rifreskohet.”

Versioni në internet i aplikacionit gjithashtu ka probleme. Drejtimi për çdo faqe shfaq vetëm një mesazh “5xx Server Error”.

Problemet vijnë në një kohë të vështirë për Instagram. Dy themeluesit e kompanisë u larguan në ditët e fundit mes zërave se nuk pajtoheshin me Facebook rreth asaj se si duhet të drejtohet kompania.

Mendohet se vjedhja e të dhënave që është bërë nga Facebook, ka ndodhur edhe në Isntagram pasi shumë njerëz e kanë Instagramin të lidhur me llogarinë e Facebook.

Nuk është menduar që këto çështje kanë të bëjnë me ndërprerjen e tanishme, e cila pothuajse me siguri është thjesht një gabim teknik.

Por, çfarëdoqoftë, çdo rënie e tillë e Instagram është një kosto e madhe për kompaninë, pasi çdo muaj ky rrjet përdoret nga më shumë se një miliard njerëz çdo muaj.

The post Bie Instagrami në të gjithë botën appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

03/10/2018 07:58 AM