Facebook po iu mundëson qasje në të dhënat tuaja disa kompanive - Android

Get it on Google Play

Facebook po iu mundëson qasje në të dhënat tuaja disa kompanive - Android

Facebook u dha disa kompanive qasje preferenciale në të dhënat e përdoruesve - duke përfshirë ftesat për miqtë në rrjetet e përdoruesve - pa marrë leje nga përdoruesit, sipas fragmenteve nga emailet e lëshuara nga Parlamenti i Bashkimit Evropian të mërkurën.

Gjigandi i mediatik dhe themeluesi i saj, Mark Zuckerberg menduan mënyra për të transferuar të dhënat e përdoruesve në disa kompani, tregojnë fragmente të email-it, transmeton lajmi.net.

Aplikacionet nga kompanitë, përfshirë këtu Airbnb, Netflix dhe Lyft, ishin në mesin e kompanive të cilave iu lejua qasje të plotë në të dhënat e përdoruesve të platformës më të madhe në botë.

“Nuk është e qartë nëse kjo gjë u ndërmor me miratim të përdoruesve, e as se si Facebook vendosi se cilat kompani duhet të furnizohen me informata ose jo”, shkruan Damian Collins, një deputet konservator që drejtoi hetimin e madh të Facebook, të paraqitur në Parlamentin Evropian, në një preambulë për lirimin e e-maileve të së mërkurës.

E-mail-et gjithashtu tregojnë se Mark Zuckerberg është diskutuar mënyrat për të inkurajuar përdoruesit të ndajnë sa më shumë nga privatësia e tyre në Facebook, në mënyrë që do të t’ia shtojnë vlerën rrjetit.

“Po përpiqemi t’u mundësojmë njerëzve që të ndajnë gjithçka që duan, dhe ta bëjnë atë në Facebook”, tha ai me email më 19 nëntor 2012, sipas dokumenteve.

Sipas Collins, Facebook gjithashtu kërkoi të minimizonte faktin se aplikacioni i saj në sistemin operativ Android ishte në gjendje të mbledhë historitë e thirrjeve dhe të mesazheve të përdoruesve, duke e ditur se kjo veçori është krejtësisht private. /Lajmi.net/

05/12/2018 08:27 PM