Raportimet e përdoruesve - iPhone-t e rinj kanë probleme me karikimin - Android

Get it on Google Play

Raportimet e përdoruesve - iPhone-t e rinj kanë probleme me karikimin - Android

Të paktën njëqind përdorues të iPhone-it të ri Xs dhe Xs Max kanë shkruar në faqen e suportit të kompanisë Apple në lidhje me problemet që kanë hasur me karikimin e tyre. Në disa raste, futja e kabllit nuk ka bërë të mundur nisjen e procesit të rikarikimit të baterisë. Problemi ndodh më shumë në […]

Të paktën njëqind përdorues të iPhone-it të ri Xs dhe Xs Max kanë shkruar në faqen e suportit të kompanisë Apple në lidhje me problemet që kanë hasur me karikimin e tyre.

Në disa raste, futja e kabllit nuk ka bërë të mundur nisjen e procesit të rikarikimit të baterisë.

Problemi ndodh më shumë në rastet kur përpjekja për ta karikuar pajisjen bëhet gjatë kohës kur ekrani është i fikur.

Ndërsa duke e ndezur ekranin fillimisht,  telefoni e njeh kabllon dhe nis procesin e karikimit të baterisë.

Përdoruesit të tjerë kanë raportuar se, pas lidhjes me prizën elektrike, smartfoni bllokohet.

Ky mosfunksionim u shfaq nga ekipi i Unbox Therapy në një video në YouTube.

Vështirësia duket të jetë e lidhur me një problem softuer, dhe jo me harduerin e iPhone Xs.

Ky lloj defekti në të vërtetë është raportuar edhe në iPhone-t e vjetër, në të cilët u përditësua iOS 12, versioni më i fundit i sistemit operativ të Apple.

Problemi mund të zgjidhet nga Apple nëpërmjet një përditësimi të thjeshtë të softuerit.(TemA TV)

02/10/2018 07:21 AM