Trump vë në shënjestër “Google” dhe “Facebook” - Android

Get it on Google Play

Trump vë në shënjestër “Google” dhe “Facebook” - Android

“Google”, “Facebook” dhe media të tjera sociale janë vënë në shënjestër nga presidenti Donald Trump.  Shtëpia e Bardhë po harton një urdhër ekzekutiv që autorizon agjencitë federale antitrust të nisin hetime mbi praktikat që ndjekin kompanitë e mëdha të Silicon Valley. Sipas agjencisë “Bloomberg”, në urdhrin ekzetutiv që pritet të lëshohet nuk përmendet me emër […]

“Google”, “Facebook” dhe media të tjera sociale janë vënë në shënjestër nga presidenti Donald Trump. 

Shtëpia e Bardhë po harton një urdhër ekzekutiv që autorizon agjencitë federale antitrust të nisin hetime mbi praktikat që ndjekin kompanitë e mëdha të Silicon Valley.

Sipas agjencisë “Bloomberg”, në urdhrin ekzetutiv që pritet të lëshohet nuk përmendet me emër asnjë prej këtyre kompanive, por u kërkohet autoriteteve të “hetojnë me kujdes nëse platformat online kanë shkelur ligjet antitrust me vendimet e tyre”.

Agjencive qeveritare u jepet një muaj nga hyrja në fuqi e këtij dekreti për të rekomanduar çdo mjet juridik për të mbrojtur konkurrencën dhe për t’u përballur me çdo paragjykim politik të mundshëm.

Shtëpia e Bardhë e përcakton dekretin si një projekt në fazat fillestare, që nuk u është transmetuar ende agjencive federale dhe për të cilin nuk ka ende një vendimmarrje brenda Shtëpisë së Bardhë.

Nuk është e qartë nëse dokumenti do të arrijë ndonjëherë në tryezën e Trump dhe nëse ai do ta firmosë.

Por nëse presidenti do ta miratojë, do të ishte një përshkallëzim i ‘betejës’ së Trump kundër “Google”, “Facebook” dhe mediave të tjera sociale, të cilët ai i ka akuzuar se i kanë mbyllur gojën konservatorëve.  (TemA TV)

24/09/2018 12:59 PM