Ish-kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Blerim Rexha, ia kishte dërguar një letër organizatës ndërkombëtare Regjistri Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (European Quality Assurance Register for Higher Education - EQAR), në muajin shtator, kohën kur kryeministri Haradinaj e shkarkoi atë dhe krejt bordin e kësaj Agjencie. Ky shkarkim që ndodhi sapo Haradinaj erdhi në Qeveri, u arsyetua me parregullsitë dhe shkeljet e raportuara nga ana e këtij bordi