Hashim Thaçi sa ishte Kryeministër kishte bërë me Universitete publike gjashtë qytete, si Prizrenin, Pejën, Gjilanin, Gjakovën, Mitrovicën e Ferizajn. Ministria e Arsimit ka formuar një komision për vlerësimin e qëndrueshmërisë së këtyre universiteteve. Ministri Shyqiri Bytyqi ka paralajmëruar mundësinë e shndërrimit të tyre në Fakultete. Kryeministri ka thënë se do të veprohet me kujdes. Në fakt, edhe gjatë fushatave zgjedhore, lideri i AAK’së kishte thënë se Kosova s’ka nevojë për kaq shumë universitete publike.