“Babalja” nuk e ngre dot Top Channel, TV Klan e mund sërish me “bixhozin” - Android

Get it on Google Play

“Babalja” nuk e ngre dot Top Channel, TV Klan e mund sërish me “bixhozin” - Android

Prej muajsh në media audio-përgjimi Babale-Xhafaj, ku dyshohej se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj kryente trafik narkotikësh është bërë kryefjalë e mediave. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel, Albert Veliu ose i njohur ndryshe si Babalja, dha një intervistë ekskluzive. Ndonëse ishte hera e parë që Babalja, […]

Prej muajsh në media audio-përgjimi Babale-Xhafaj, ku dyshohej se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj kryente trafik narkotikësh është bërë kryefjalë e mediave.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel, Albert Veliu ose i njohur ndryshe si Babalja, dha një intervistë ekskluzive.

Ndonëse ishte hera e parë që Babalja, pasi tronditi klasën politike, dilte në një intervistë sërish Top Channel nuk mundi që të kryesonte audiencën, sikurse nuk e ka bërë asnjëherë gjatë këtij sezoni të ri televiziv.

“Opinion” i Blendi Fevziut, në TV Klan që trajtonte temën e bixhozit nëse do të mbyllet apo jo, e propozuar nga kryeministri Rama, për mbylljen e lotove dhe basteve ishte ai që kryesoi audiencën.

Në grafikun që CNA.al ka siguruar nga “Telemetrix” duket që pas TV Klan dhe Top Channel, vjen News24 e më pas Vizion Plus, me emisionin e Sokol Ballës “Real Story”, ku temë diskutimi mes analistëve ishte sërish propozimi i Ramës, për mbylljen e pikave të basteve.

16/10/2018 08:39 AM