“Do sigurojë shërbime për automjetet pa shofer” - Kina dërgon në hapësirë një satelit të ri - Android

Get it on Google Play

“Do sigurojë shërbime për automjetet pa shofer” - Kina dërgon në hapësirë një satelit të ri - Android

 
 
Kina të hënën në mbrëmje ka nisur një satelit të ri të Sistemit Satelitor të Navigacionit “BeiDou” (BDS), njoftuan media lokalet, transmeton Anadolu Agency. Sateliti, i nisur nga Qendra e Lançimit Satelitor Xichang në provincën jugperëndimore Sichuan, u dërgua në një orbitë gjeostacionare përmes një rakete transportuese Long March-3B, bëri të ditur agjencia shtetërore e […]

Kina të hënën në mbrëmje ka nisur një satelit të ri të Sistemit Satelitor të Navigacionit “BeiDou” (BDS), njoftuan media lokalet, transmeton Anadolu Agency.

Sateliti, i nisur nga Qendra e Lançimit Satelitor Xichang në provincën jugperëndimore Sichuan, u dërgua në një orbitë gjeostacionare përmes një rakete transportuese Long March-3B, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

I integruar me funksionet e navigimit dhe komunikimit, sateliti do të sigurojë shërbime për automjetet pa shoferë, ngarkesën e saktë të anijeve si dhe ngritjen dhe uljen e avionëve.

E zhvilluar nga Akademia e Teknologjisë Hapësinore në Kinë, sateliti, sipas Xinhua, “ishte vetëm një hap larg kompletimit të gjithë sistemit global”.

Ishte në fillim të viteve 1990 kur Kina filloi të ndërtojë sistemin e saj të navigimit i cili filloi t’i shërbejë Rajonit Azi-Paqësor në vitin 2012. Gjithsej 54 satelitë BDS-2 dhe BDS-3 janë dërguar në hapësirë.

10/03/2020 12:19 PM