“Facebook” ka edhe të dhënat e atyre që nuk kanë llogari në të - Android

Get it on Google Play

“Facebook” ka edhe të dhënat e atyre që nuk kanë llogari në të - Android

Shqetësimet në lidhje me të dhënat e përdoruesve të “Facebook”-ut janë rritur pasi themeluesi i tij, Mark Zuckerberg, tha në Senatin amerikan se rrjeti social i gjurmon edhe ata që nuk kanë llogari në të. “Facebook” u përfshi në debatin për privatësinë muajin e kaluar, kur u mor vesh se informacione në lidhje me miliona […]

Shqetësimet në lidhje me të dhënat e përdoruesve të “Facebook”-ut janë rritur pasi themeluesi i tij, Mark Zuckerberg, tha në Senatin amerikan se rrjeti social i gjurmon edhe ata që nuk kanë llogari në të. “Facebook” u përfshi në debatin për privatësinë muajin e kaluar, kur u mor vesh se informacione në lidhje me miliona përdorues u përdorën nga firma e konsulencës politike, “Cambridge analytica”, e cila ka punuar për llogari të Donald Trump-it gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

Në një seancë dëgjimore të mbajtur në Senat të enjten, Zuckerberg tha se “Facebook” mbledh edhe të dhënat e njerëzve që nuk janë regjistruar në këtë rrjet.

Pavarësisht se senatorët theksuan nevojën e një opsioni që i lejon ata që nuk janë përdorues të mësojnë se çfarë di për ta kompania, “Facebook” tha një ditë më pas se nuk ka ndërmend ta ndërtojë një të tillë.

Si e mbledh informacionin “Facebook”-u për dikë që nuk është regjistruar në të?

Të dhënat e atyre që nuk kanë një llogari në “Facebook” mund të merren kur adresat e tyre të emailit ngarkohen nga miqtë e tyre në rrjet. Po ashtu, informacion mblidhet edhe nga “cookies”, dosje të vogla të ruajtura përmes një shfletuesi, që përdoren nga “Facebook” dhe të tjerët për të gjetur njerëzit në internet, ndonjëherë me synim reklamën.

Por “Facebook” thotë se mbledhja e të dhënave në këtë mënyrë është thelbësore për mënyrën sesi funksionon internet. “Ka disa gjëra të thjeshta që mund të bëni për të kufizuar përdorimin e të dhënave tuaja, si përdorimi i një shfletuesi apo vetë pajisjes për të fshirë “cookies”. Por kjo do të shtrihet edhe përtej “Facebook”-ut, pasi është standard i funksionimit të internetit.

“Facebook” shpesh instalon Cookies në shfletuesit e atyre që nuk kanë llogari në rrjetin social. Kjo bën që në faqet e vizituara të shfaqet opsioni “Like” apo “share” i “Facebook”-ut. Kompania thotë se e përdor këtë mënyrë për të krijuar raporte analitike, përfshirë edhe trafikun në faqe.

Sfida e parë për rrjetin social në këtë aspekt mund të jetë ajo e muajit të ardhshëm, kur një ligj i ri i Bashkimit Europian, i njohur si Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) do të nisë zbatimin. Sipas saj, njerëzit do të njoftohen dhe do të kërkohet miratimi i tyre para mbledhjes së të dhënave.

“Facebook” thotë se produktet dhe shërbimet e tij janë në përputhje me ligjin dhe do të vijojnë të jenë edhe me GDPR-në. (TemA TV)

15/04/2018 02:33 PM