“Furtunë” në Top Channel, largohen 4 spikerët e njohur - Android

Get it on Google Play

“Furtunë” në Top Channel, largohen 4 spikerët e njohur - Android

Në Top Channel vazhdon furtuna e largimeve, që prej emërimit të Ben Blushit si drejtor. Këtë radhë raportohet se janë jo pak, por 4 spikerë lajmesh që kanë vendosur të largohen. Bëhet fjalë për spikeren e njohur Genta Popa, që ka vite në këtë television që jep lajmet dhe që është kthyer në një ikonë […]

Në Top Channel vazhdon furtuna e largimeve, që prej emërimit të Ben Blushit si drejtor.

Këtë radhë raportohet se janë jo pak, por 4 spikerë lajmesh që kanë vendosur të largohen.

Bëhet fjalë për spikeren e njohur Genta Popa, që ka vite në këtë television që jep lajmet dhe që është kthyer në një ikonë e Top Channel.

Po ashtu, edhe Juli Krisafi, e cila këtë vit prezantonte emisionin “Pasditja” në TCH, ka vendosur të largohet në një TV tjetër.

Ajo nuk e ka zyrtarizuar ende largimin, por raportohet se është thuajse e kryer.

Edhe Denisa Pasholli gjithashtu raportohet se ka vendosur të largohet.

I fundit është spikeri tjetër është Arlind Isai, që ka qenë gazetar terreni, por prej dy vitesh jepte lajmet.

Prej Top Channel dy vitet e fundit janë larguar dhjetra emra të rëndësishëm, largime që janë shtuar me ardhjen e Ben Blushit.(TemA)

18/07/2018 04:23 PM