“Google” e di se ku jemi edhe nëse e mbyllim aplikacionin e vendndodhjes - Android

Get it on Google Play

“Google” e di se ku jemi edhe nëse e mbyllim aplikacionin e vendndodhjes - Android

“Google” regjistron vendndodhjen e përdoruesit edhe kur nuk i kërkohet ta bëjë këtë gjë. Kjo mund të prekë rreth 2 miliardë përdorues të Androidit dhe Apple-it, që përdorin “Google” për kërkime në hartë. Studimi i kryer nga hulumtuesit e Universitetit Princeton i ka zemëruar jo pak ligjvënësit në SHBA. “Google” u përgjigj duke argumentuar se […]

“Google” regjistron vendndodhjen e përdoruesit edhe kur nuk i kërkohet ta bëjë këtë gjë. Kjo mund të prekë rreth 2 miliardë përdorues të Androidit dhe Apple-it, që përdorin “Google” për kërkime në hartë.

Studimi i kryer nga hulumtuesit e Universitetit Princeton i ka zemëruar jo pak ligjvënësit në SHBA.

“Google” u përgjigj duke argumentuar se jep udhëzime të qarta për përdorimin e çaktivizimin e opsioneve të tij.

Por sipas studimit, vendndodhjet e përdoruesve regjistrohen edhe kur historiku i vendndodhjes është çaktivizuar.

Për shembull, “Google” ruan fotografi të vendit ku ndodhet përdoruesi kur hapesh aplikacionin Map (Hartat).

Përditësimet automatike të motit në telefonat Android tregojnë përafërsisht vendndodhjen e një përdoruesi.

Kërkimet që nuk kanë të bëjnë me vendndodhjen e përcaktojnë gjatësinë dhe gjerësinë e saktë gjeografike të vendit ku ndodhet përdoruesi.(TemA TV)

14/08/2018 05:46 PM