“Konsumatorit i ka humbur interesi”, Apple për të parën herë mund të anulojë zbulimin e Iphone të ri - Android

Get it on Google Play

“Konsumatorit i ka humbur interesi”, Apple për të parën herë mund të anulojë zbulimin e Iphone të ri - Android

Apple ka vendosur një precedent dhjetëvjeçar të lançimit të modeleve të reja të iPhone çdo vit, shpesh në vjeshtë. Kjo është bërë një standard dhe adhuruesit e Apple e presin me padurim. Por këtë vit, me ndikimin e paparë të pandemisë koronavirus, raporte të shumta tregojnë se Iphone i ri do të vonohet për më […]

Apple ka vendosur një precedent dhjetëvjeçar të lançimit të modeleve të reja të iPhone çdo vit, shpesh në vjeshtë. Kjo është bërë një standard dhe adhuruesit e Apple e presin me padurim.

Por këtë vit, me ndikimin e paparë të pandemisë koronavirus, raporte të shumta tregojnë se Iphone i ri do të vonohet për më shumë se në vjeshtë.

Një pjesë e arsyes së cituar nga këto raporte ka qenë kufizimi në furnizim dhe prodhim, pasi fabrikat kineze që prodhojnë iPhone u mbyllën përkohësisht. Por raporti i fundit, nga Nikkei Asian Review, tregon edhe një arsye tjetër: Apple është i shqetësuar se “situata aktuale do të ulë ndjeshëm oreksin e konsumatorit për të azhurnuar telefonat e tyre, duke mos pasur më dëshirë për të blerë një Iphone të ri”. Për më tepër, Apple thuhet se shqetësohet për një interes më të ulët se zakonisht për iPhone-in e ri.

Apple thuhet se do të vendosë për fatin e iPhone-it të ardhshëm deri në maj.

26/03/2020 04:56 PM