“Mbretëria e Hapësirës” kërkon njerëz që të jetojnë në Hënë - Android

Get it on Google Play

“Mbretëria e Hapësirës” kërkon njerëz që të jetojnë në Hënë - Android

Qytetarët e ardhshëm të një “mbretërie hapësinore” të sapoformuar mund të kenë nevojë të kalojnë një provë inteligjence për të qenë pjesë e shoqërisë së vetëshpallur utopike. Në një ceremoni në Pallatin Hofburg të Vjenës, të hënën, më 25 qershor, qindra njerëz u mblodhën për inaugurimin e Asgardia – një “projekt humanitar global”, i cili […]

Qytetarët e ardhshëm të një “mbretërie hapësinore” të sapoformuar mund të kenë nevojë të kalojnë një provë inteligjence për të qenë pjesë e shoqërisë së vetëshpallur utopike.

Në një ceremoni në Pallatin Hofburg të Vjenës, të hënën, më 25 qershor, qindra njerëz u mblodhën për inaugurimin e Asgardia – një “projekt humanitar global”, i cili shpreson që një ditë të krijojë koloni njerëzore në Hënë.

Sundimtari i parë i Asgardias është një miliarder rus, Igor Ashurbeyli, një shkencëtar kompjuterësh që ka marrë drejtimin e këtij “kombi” të ri qëkur u prezantua për herë të parë në tetor 2016, shkruan TCH.

27/06/2018 07:45 AM