Është shkarkuar mbi një milion herë në këto javët e fundit, por ka ekzistuar që nga viti 2015. Nuk ka reklama dhe ju lejon të ndani fotografi, muzikë dhe libra
Ja cilat janë përparësitë e këtij aplikacioni. Aplikacioni Vero, për të cilin po flitet shumë gjatë kësaj periudhe, nuk është i ri, sepse ka ekzistuar që nga viti 2015, por vetëm në javët e fundit është bërë lajm. Dhe kjo sepse në pak orë u shkarkua më shumë se 600 mijë herë në Shtetet e Bashkuara duke arritur një milion përdorues në mbarë botën, duke hyrë në ‘Top 10’ të dyqaneve iOS dhe Android. Është frymëzuar nga Instagram, sepse në të njëjtën mënyrë ju lejon të postoni foto, por ndryshe nga aplikacionet e tjera ju mundëson të futni lidhjet në tekst, të ndani këngët dhe librat, por mbi të gjitha nuk keni ndonjë reklamë në ‘ushqyerje’. Nëse këto arsye nuk janë të mjaftueshme për t’ju bindur se është “hit” i momentit, mund të shtojmë privatësinë e kontakteve, të ndarë me gradë njohjeje.
Rrethet “e vërteta” të miqve
“Vero” ju lejon të ndani listën tuaj të kontakteve në një lloj klasifikimi të rëndësisë që shkon nga “miqtë e ngushtë” në “ndjekës”, duke kaluar përmes “miqve” dhe “të njohurve”. Katër grupe njerëzish mund të zgjedhim për të zbuluar përmbajtjen tonë ose jo, dhe përkundrazi mund të vendosim se kush mund të shohë postimet. Në të vërtetë, një nga sloganet e Vero-s është “shoqëria autentike”, pikërisht për shkak të veçorisë së marrëdhënieve midis përdoruesve. “Shumica e rrjeteve sociale reduktojnë përdoruesit tek miqtë ose pasuesit. Ne duam të krijojmë një rrjet social që ju bën të ndiheni vetvetja. Nga këtu e ka marrë emrin “Vero”, shkruajnë ato që e zbuluan këtë aplikacion. Për momentin është plotësisht falas dhe do të mbetet, por nuk mund ta përjashtojmë faktin që mund të ketë të reja në këtë drejtim.
Asnjë reklamë dhe postime kronologjike
Mungesa e reklamave e bën aplikacionin më të sigurt për të gjithë ata që regjistrohen, sepse të dhënat e tyre nuk merren nga palët e treta për qëllime komerciale. Por mbetet një faktor i panjohur për të ardhmen, pasi që tani pronarët e Vero-s nuk po fitojnë nga ky projekt dhe ndoshta do të donin të bënin që ideja e tyre të bëhej e vërtetë. Lajmi tjetër i madh është ‘ushqyerja’ e postimeve: përveçse mund të seleksionojmë ato që duam të shohim nga kontaktet tona, Vero i tregon ato në mënyrë kronologjike. Në fakt, nuk ka algoritme që rregullojnë rrjedhën e lajmeve. Kjo e fundit duket të jetë forca e aplikacionit, sepse Instagram dhe Facebook shpesh akuzohen nga përdoruesit sepse bëhet një kaos i vërtetë, ku është e vështirë të kuptohet se cilat postime janë më të fundit dhe cilat më të vjetra.
Dritat dhe hijet e pronarëve dhe punonjësve
Aplikacioni po fiton popullaritet jo vetëm për karakteristikat e tij teknike, por edhe për krijimin dhe menaxhimin e tij. Prapa Vero qëndron në të vërtetë Ayman Hariri, CEO së bashku me Motaz Nabulsi dhe Scott Birnbaum. Hariri është djali i ish-kryeministrit libanez Rafic Hariri, i vrarë në vitin 2005, ndërkohë që djali i tij ishte në Shtetet e Bashkuara për studime. Ayman ishte gjithashtu CEO i Saudit Oger, një kompani ndërtimi e themeluar nga babai i tij, i cili ishte akuzuar për mosgarantimin e sigurimit të punonjësve. Kompania u mbyll në vitin 2017. Kontestet e tjera kanë të bëjnë me punonjësit e Vero, të cilët sipas zërave do të jenë edhe në Rusi, por një zëdhënës i Vero tha se përveç Moskës, zyrat janë gjithashtu në SHBA, Francë, Gjermani dhe vende të tjera të “Evropës Lindore”, si çdo kompani tjetër teknologjike globale. ”
7 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)
07/03/2018 09:17 AM
07/03/2018 10:32 PM
07/03/2018 08:01 AM
07/03/2018 04:11 PM
07/03/2018 08:15 AM
07/03/2018 12:26 PM
07/03/2018 09:32 PM
07/03/2018 08:01 AM
07/03/2018 10:24 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë