Edhe pse Selim Pacolli kishte premtuar projekte gjigante për Prishtinën pas futjes në koalicion me Shpend Ahmetin, asnjëra prej tyre deri tash nuk ka marrë nismën. Madje, nga Iniciativa për Progres kanë bërë të ditur për T7, se nuk ka një koordinim të mirë mes koalicionit, dhe se projektet zor se do të realizohen pasi që në Komunën e Prishtinës, zyrtarisht kundër Shpend Ahmetit kanë dal asamblistët e Vetëvendosjes.