Një skandal ka përfshirë përzgjedhjen e anëtarëve në dy organe të rëndësishme të reformës në drejtësi. Partia Demokratike ka zbuluar disa raporte që mazhoranca i ka fshehur, përmes të cilave faktohet se anëtarët e zgjedhur për KLP dhe KLGJ janë në shkelje të kushtetutës, disa të dënuar, disa ish-sigurimsa, si dhe një ish-ministër i Partisë Socialiste. Të gjitha kritere të ndaluara për të qenë anëtarë në këto dy organe.