“Vodhi” nga Java, Google rrezikon miliarda dollarë humbje - Android

Get it on Google Play

“Vodhi” nga Java, Google rrezikon miliarda dollarë humbje - Android

Beteja 8-vjeçare gjyqësore po shkon drejt fundit dhe duket se Google do të dalë i humbur. Gjiganti amerikan i teknologjisë rrezikon të humbasë miliarda dollarë pas humbjes së gjyqit me

Beteja 8-vjeçare gjyqësore po shkon drejt fundit dhe duket se Google do të dalë i humbur.

Gjiganti amerikan i teknologjisë rrezikon të humbasë miliarda dollarë pas humbjes së gjyqit me Oracle, që e kishte paditur për të drejtat e autorit në ndërtimin e sistemit të operimit për celularë, Android.

Gjykata i dha të drejtë Oracle, që pretendonte se Google kishte shkelur të drejtën e autorësisë duke përdorur programin e saj “open-source” Java për të ndërtuar platformën Android në vitin 2009.

Përplasja nisi në vitin 2010. Në 2012, një gjykatë vendosi se patentat e Oracle nuk mund të mbroheshin, ndërsa dy vite më vonë, Oracle e rrëzoi këtë vendim në Apel.

Në 2016, një juri i dha sërish të drejtë Google duke e cilësuar të ligjshme përdorimin e Java-s nga ana e saj për të ndërtuar sistemin e vet Android. Por, Oracle e apeloi edhe këtë vendim dhe të martën që kaloi e fitoi çështjen.

“Jemi të zhgënjyer sepse Java është një program falas dhe i lirë për t’u përdorur nga kushdo. Ky vendim mund të rrisë koston e aplikacioneve dhe shërbimeve online për përdoruesit e tyre. Ne po shqyrtojmë mundësitë që kemi”, ka reaguar Google përmes një deklarate.

 

s.a/dita

01/04/2018 08:36 PM