1 janari nuk sjell vetëm vitin 2018 por edhe Super-Hënën - Android

Get it on Google Play

1 janari nuk sjell vetëm vitin 2018 por edhe Super-Hënën - Android

Fishekzjarret e nderrimit te viteve nuk do të jenë të vetmet që do të shkëlqejnë qiellin e mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Spektaklit të tyre do t’i shtohet edhe ndriçimi i super hënës. NASA ka raportuar se hëna e plotë për vitin 2018 do të shfaqet pikërisht mbrëmjen e parë të Janarit, por edhe përgjatë […]

Fishekzjarret e nderrimit te viteve nuk do të jenë të vetmet që do të shkëlqejnë qiellin e mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Spektaklit të tyre do t’i shtohet edhe ndriçimi i super hënës.

NASA ka raportuar se hëna e plotë për vitin 2018 do të shfaqet pikërisht mbrëmjen e parë të Janarit, por edhe përgjatë javëve në vijim.

Super-hëna gjatë këtyre ditëve do të jetë 14% më e madhe në përmasë dhe do të shkëlqejë 30% më tepër.

NASA njofton se hëna e plotë do të shfaqë edhe një eklips të përgjithshëm hënor pasi Toka, Dielli dhe Hëna, do të vendosen në mënyrë të tillë që Toka do të bllokojë dritën e diellit duke i dhënë Hënës një ngjyrë të kuqërremtë.

Ky fenomen hapësinor do të jetë i dukshëm në Amerikën Veriore, mbi Oqeanin Paqësor deri në Azi.

30/12/2017 11:59 AM