A po e përshpejton Covid-19 zëvendësimin e njerëzve nga robotët në punë - Android

Get it on Google Play

A po e përshpejton Covid-19 zëvendësimin e njerëzve nga robotët në punë - Android

Në kohën kur pandemia Covid-19 ka mbërthyer botën, njerëzit po vazhdojnë të rrethohen edhe nga një kërcënim tjetër i ri, zëvendësimi në punë nga robotët. Shumë studiues mendojnë se robotët në të ardhmen do të zëvendësojnë shumë njerëz në punët e tyre dhe se shpërthimi i koronavirusit po e përshpejton procesin. Një prej tyre është […]

Në kohën kur pandemia Covid-19 ka mbërthyer botën, njerëzit po vazhdojnë të rrethohen edhe nga një kërcënim tjetër i ri, zëvendësimi në punë nga robotët.

Shumë studiues mendojnë se robotët në të ardhmen do të zëvendësojnë shumë njerëz në punët e tyre dhe se shpërthimi i koronavirusit po e përshpejton procesin.

Një prej tyre është Martin Ford, sipas të cilit, virusi Covid-19 e ka ndryshuar botëkuptimin njerëzor, ku në vend të njerëzve, tashmë do të preferohen më shumë robotët në shërbimin e përditshëm.

Ai tregon se disa kompani të mëdha dhe të vogla po mendojnë përdorimin e robotëve për të zmadhuar distancimin fizik dhe në të njëjtën kohë të ndihmojnë për zvogëlimin e numrit të stafit në mjediset e punës.

Waltmart, një ndër prodhuesit dhe shitësit më të mëdhenj në SHBA, ka vendosur përdorimin e robotëve për pastrimin e dyqanëve të tij.

Gjithashtu, robotët në Korenë e Jugut, janë përdorur për të matur temperaturat dhe për të shpërndarë dezinfektantin e duarve.

Kompania e robotëve UVD, prodhimi danez i robotëve të dizenfektimit ultravjollcë, përgjatë kësaj periudhe ka dërguar qindra robotë në spitalet e Kinës dhe Europës.

Mësohet se shumë kompani shitjesh dhe restorante në disa vende të ndryshme të botës po përdorin tashmë robotë për higjienën e mjediseve të tyre.

Një raport i vitit 2017 nga global McKinsey parashikoi që një e treta e punëtorëve në SHBA do të zëvendësohej nga automatizimi dhe robotizmi deri në vitin 2030.

Mirëpo, ngjarje të ngjashme me pandemitë, kanë të gjithë forcën për të ndryshuar të gjitha parashikimet kohore dhe sipas ekspertëve, do jenë njerëzit ata që do zgjedhin se kur dhe ku do t’a integrojnë këtë teknologji në botë.

21/04/2020 11:37 AM