Një vendim i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, për rritje të pagës së vet 100 për qind dhe kabinetit të tij, ka ngjallur reagime të shumta. LDK-ja thotë se do të shohë rrugët ligjore për këtë vendim që deri më tani po cilësohet skandaloz. Lumir Abdixhiku tha për Express se ky vendim nuk është i paraparë në buxhetin e vitit 2018, i cili do të dalë sot për shqyrtim të dytë para deputetëve.