Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi e ka pyetur Shpend Ahmetin, kandidatin për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosja pse po ik nga debatet nëpër televizione. Sot kur është e premte dhe mbyllet fushata e partive politike, i vetmi debat ku janë përballur Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi, është ai i të hënës në televizionin Klan Kosova.