Deklarimet e mbrëmshme të deputetit të LDK-së, Arben Gashi se LDK ka hequr dorë nga mocioni për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, i ka komentuar nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu. Veliu ka thënë se Lidhja Demokratike asnjëherë nuk ka pasur qëndrim zyrtar që qeveria duhet të rrëzohet përmes mocionit.