Duket se Turqia e Erdoganit po kalon bindshëm drejt një varianti alternative të shpjegimit të shumë gjërave të kësaj bote.
Rasti më i fundit është ai i një akademiku, Yavuz Örnek, i Fakultetit të Shkencave Detare në Universitetin e Stambollit, i cili ka folur në një intervistë për komunikimin e Noes, personazhit të Biblës, me djalin e tij.
“Kishte dallgë të mëdha, 300-400 m të larta dhe djali i tij ishte shumë kilometra larg.
Kurani thotë se se Noe foli me të.
Po si ja dolën të komunikojnë? Ishte një mrekulli?
Mundet. Por ne besojmë se ata komunikuan me cellular.
Jam shkencëtar dhe po flas për shkencë”, ka thënë ai, i cituar na gazeta “Hyrriyet”.
Nuk është hera e parë që nga shkenca ka qasje të tilla.
Ndoshta një nga rastet më të njohura të leximit jokonvencional të shkrimeve të shenjta është ai i Josef F. Bulmrich, një drejtues i projekteve në NASA, i cili në vitin 1974 publikoi librin: “Anijet kozmike të Ezekielit”.
Sipas këtij libri, profeti Ezekiel që përmendet në Bibël, ka dëshmuar ekzistencën e anijeve kozmike jashtëtokësore.
http://www.hurriyetdailynews.com/turkish-academic-claims-prophet-noah-us…
08/01/2018 09:59 AM
08/01/2018 03:59 PM
08/01/2018 08:11 AM
08/01/2018 08:05 AM
08/01/2018 10:35 PM
08/01/2018 10:51 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë