Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka fajësuar bombardimet e NATO-s për rritjen e numrit të personave të diagnostikuar me kancer në Serbi. Ai ka thënë se municioni me uranium të varfëruar është njëri ndër faktorët që po shkakton kancerin te të rinjtë atje. Por, pas kësaj deklarate të Aleksandar Vuçiqit, ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott, ka thënë se uraniumi i varfëruar është përdorur ekskluzivisht në Kosovë, por ai nuk është i dëmshëm, ashtu siç thotë Vuçiq