India ka ndërmend ta çojë më tej ambicien e saj hapësinore. Ajo nuk do të kufizohet thjesht te dërgimi i astronautëve në kozmos, por planifikon të ndërtojë stacionin e vet hapësinor. Dr. Kailasavadivoo Sivan, kreu i Organizatës Indiane për Kërkime Hapësinore (ISRO), thotë se astronautët e parë indianë do të nisen drejt orbitës para gushtit të 2022-shit.
Një plan më i detajuar për stacionin hapësinor brenda vitit 2030, t’i paraqitet kryeministrit Narendra Modi. Ky stacion me peshë 20 tonë do t’u bëjë të mundur astronautëve indianë të qëndrojnë atje për rreth 15-20 ditë.
Ndërkohë, India është në fazën e përgatitjeve të fundit për lëshimin e raketës Chandrayaan 2, e cila pritet të ulet në Hënë në korrik të këtij viti. Nëse kjo sipërmarrje përfundon me sukses, India hyn në listën e vendeve që kanë arritur të çojnë sonda në Hënë, duke u renditur pas SHBA-ve, ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.
14/06/2019 01:13 PM
14/06/2019 10:50 PM
14/06/2019 10:50 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë