Deputeti i LDK’së Anton Quni i është kundërpërgjigjur Nënkryetarit të OVL- UÇK’së Nasim Haradinajt pasi ky i fundit tha se zyrtari i partisë së Mustafës, asnjëherë nuk ishte plagosur në luftë. Quni për Express thotë se dëmtimet në fytyrë i ka si pasojë e angazhimit gjatë luftës në Kosovë, ndërkaq e thekson se nuk ndjehet aspak keq për shenjat në fytyrë, pasi thotë se ka qenë aty kur vendi ka pas nevojë.