Shtatë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët u arrestuan dy javë më parë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës do të mbrohen në liri. As Gjykata e Apelit nuk e ka marrë për bazë kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktim të masës së paraburgimit, shkruan sot Koha Ditore.