Qindra qindra aplikacione të dyshuara për viruse janë dyshuar për mungesë të të dhënash të përdoruesve, transmeton lajmi.net.
Ato u detektuan nga firmat e testimit për virus ‘AV-Comparatives’.
Zyrtarët e tyre të sigurisë analizuan 250 aplikacione Android, duke hedhur virusë në to – dhe rezultatet ishin befasuese.
“Disa nga produktet e sigurisë në Android në testin tonë bllokuan aq pak nga mostrat e virusëve, sa që nuk e meritojnë epitetin ‘të sigurta'”, shkruan autorët e studimit.
Nga 250 aplikacionet e testuara, vetëm 23 sosh poseduan një shkallë zbulimi prej 100% të detektimit të virusëve.
Ajo çfarë është më shokuese është fakti se shumica e aplikacioneve që rezultonin negativisht në testin e sigurisë kishin vlerësim prej katër apo pesë yjesh në dyqanin ‘Google Play’.
Në fotografinë e mëposhtme mund të gjeni aplikacionet, të cilat u konsideruan nga ‘AV-Comparatives’ si të pa-sigurta. /Lajmi.net/
01/04/2019 04:49 PM
01/04/2019 07:52 AM
01/04/2019 02:23 PM
01/04/2019 08:15 PM
01/04/2019 10:46 AM
01/04/2019 03:22 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë