Apple është vetëm pak hapa larg të bërit kompania e parë në histori me vlerë 1 trilionë dollarë, një cak simbolik ky që tregon se sa shumë kompanitë e teknologjisë po dominojnë në bursat amerikane. Të premten, Apple vlerësohej në mbi 940 miliardë dollarë, vetëm 60 miliardë më pak nga shifra që asnjë kompani tjetër […]
The post Apple, kompania e parë që vlen 1 trilionë dollarë appeared first on Lajmi i Fundit.
Apple është vetëm pak hapa larg të bërit kompania e parë në histori me vlerë 1 trilionë dollarë, një cak simbolik ky që tregon se sa shumë kompanitë e teknologjisë po dominojnë në bursat amerikane.
Të premten, Apple vlerësohej në mbi 940 miliardë dollarë, vetëm 60 miliardë më pak nga shifra që asnjë kompani tjetër e kuotuar në bursa, nuk e ka arritur ndonjëherë.
Për momentin, Apple është lider i padiskutueshëm. Gjigandi i teknologjisë, mund të lihet pas nga Aramco, prodhuesja e naftës nga Arabia Saudite, që mund të vlerësohet në rreth 2 trilionë dollarë kur ajo të dalë në bursa vitin e ardhshëm.
Marrë së bashku, kompanitë teknologjike Facebook, Apple, Amazon, Netflix dhe Google, kanë një vlerë që shkon në rreth 4 trilionë dollarë, duke dominuar qartazi në indekset e bursave amerikane.
The post Apple, kompania e parë që vlen 1 trilionë dollarë appeared first on Lajmi i Fundit.
12/06/2018 09:28 PM
12/06/2018 03:02 PM
12/06/2018 07:43 AM
12/06/2018 10:07 PM
12/06/2018 08:14 AM
12/06/2018 03:04 PM
12/06/2018 08:01 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë