Kompania Apple dhe Google po krijojnë një aplikacion për telefonat, Iphone dhe Android, i cili do t’i thotë njerëzve nëse ata kanë qenë në kontakt me dikë të infektuar me koronavirus.
Ky aplikacion do të mundësonte që telefonat inteligjentë të regjistronin vazhdimisht pajisjet e tjera që i afrohen, duke bërë të mundur “gjurmimin e kontaktit” të sëmundjes.
Përmes këtij aplikacion, personat e infektuar do të lajmërojnë autoritetet e shëndetit publik se ata kanë koronavirus, dhe më pas ky aplikacion do të lajmëroj telefonat që kanë që afër me telefonin e personit të infektuar.
Por, kjo nisëm e dy kompanive më të mëdha të teknologjisë ngren pyetje për nivelin e kontrollit të jetës së individëve, në veçanti ndaj Google, i cili është akuzuar për mbledhje të dhënash personale dhe më pas përdorimine tyre për reklama online.
Por të dyja kompanitë thanë se ky aplikacion mbron privatësinë e përdoruesve të telefonave dhe njerëzit mund të zgjedhin me dëshirë ta shkarkojnë ose jo.
e.k. / dita
10/04/2020 06:56 PM
10/04/2020 05:21 PM
10/04/2020 05:56 PM
10/04/2020 07:30 AM
10/04/2020 11:04 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë