Apple është gjobitur me 27 milion dollarë për ngadalësimin e qëllimshëm të modeleve më të vjetra të iPhone pa e bërë të qartë për konsumatorët.
Gjoba u vendos nga DGCCRF, mbikëqyrësi i konkurrencës dhe mashtrimit në Francë, i cili tha se konsumatorët nuk ishin paralajmëruar, shkruan BBC.
Në vitin 2017, Apple konfirmoi se ngadalësoi disa iPhone, por tha se e bëri këtë vetëm për të “zgjatur jetën” e pajisjeve.
Më pas, Apple tha në një deklaratë se e kishte zgjidhur çështjen me mbikqyrësit.
09/02/2020 03:21 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë