Apple nis shitjet e baterive për modelet e ‘ngadalësuara’, ja sa kushtojnë - Android

Get it on Google Play

Apple nis shitjet e baterive për modelet e ‘ngadalësuara’, ja sa kushtojnë - Android

Pasi u kërkoi falje konsumatorëve për ngadalësimin e modeleve të vjetra të iPhone, Apple ka nxjerrë me ulje bateritë e reja që duhen ndërruar. Sipas Apple, klientët që janë prekur nga ky problem mund të marrin për 29 dollarë baterinë origjinale që më parë shitej 79 dollarë nga kompania. Apple njofton se përdoruesit mund ti […]

Pasi u kërkoi falje konsumatorëve për ngadalësimin e modeleve të vjetra të iPhone, Apple ka nxjerrë me ulje bateritë e reja që duhen ndërruar.

Sipas Apple, klientët që janë prekur nga ky problem mund të marrin për 29 dollarë baterinë origjinale që më parë shitej 79 dollarë nga kompania.

Apple njofton se përdoruesit mund ti blejnë ato që nga dita e sotme.

Kompania pranoi se ka ngadalësuar modelet e vjetra të iPhone për të kompensuar rënien e performancës së baterisë.

Ky ngadalësim sipas përdoruesve është bërë për të nxitur blerjen e modeleve iPhone 8, 8+ dhe iPhone X që Apple ka nxjerrë së fundmi.

Apple ngadalësoi modelet e vjetra të iPhone përmes një përditësimi që reduktonte performancën e procesorit.

Pasi kanë vënë re ndryshimin në telefonat e tyre, shumë përdorues e kanë paditur kompaninë në gjykatë./LAJMIFUNDIT.AL/

03/01/2018 08:42 AM