Apple po përgatit një revolucion të vërtetë për pas dy vitesh me gjeneratën I-Phone 2021 që nuk do të ketë në përbërje asnjë portë hyrëse duke kaluar të gjitha në wireless.
Domethënë nuk do të ketë portë as për karikimin e as për të lidhur kufje apo aksesorë të tjerë pasi të gjitha lidhjet do të bëhen pa fije.
Kjo paralajmërohet nga analisti më i besueshëm në “territorin” Apple Ming-Chi Kuo i Tf International Securities.
Ka shumë pikëpyetje nëse kjo zgjedhje e Apple do të sjellë rritje të kostos për përdoruesit pasi ende nuk dihet nëse modeli i ri do të përmbajë të përfshirë kufjet dhe karikuesit me wireless.
27/12/2019 02:41 PM
27/12/2019 03:19 PM
27/12/2019 02:58 PM
27/12/2019 02:55 PM
27/12/2019 12:36 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë