Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për dhjetëra raste të grabitjeve. Bëhet fjalë për E. Dragusha (43 vjeç) dhe A. Leci (37 vjeç). Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e shtëpive të të dyshuarve, me këtë rast policia ka gjetur dhe ka konfiskuar: Veturë, armë, kartëmonedha, telefona etj.