Arrestohen tre persona për grabitje të armatosur në Podujevë - Android

Get it on Google Play

Arrestohen tre persona për grabitje të armatosur në Podujevë - Android

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje të armatosur. Grabitja kishte ndodhur gjatë muajit korrik në fshatin Dumosh të Podujevës. Të dyshuarit B. Zeneli (25 vjeç), F. Sejdiu (41 vjeç) dhe R. Islami (26 vjeç) kanë lidhur viktimat, përfshirë edhe një fëmijë, dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, sasi të stolive të arit, një veturë të tipit Ford Focus si dhe gjësende të tjera me vlerë.

17/11/2017 10:29 AM