Nisma e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, e zbatuar nga Inspektorati Komunal për rritjen e kontrollit të produkteve me origjinë shtazore dhe produkteve të tjera që ofrohen për konsum në treg në territorin e Komunës së Ferizajt, është shumëfishuar përmes aksioneve konkrete që kanë rezultuar me konfiskim dhe asgjësim të shumë tonelatave mish dhe nënprodukte mishi të prishura, skaduara dhe dëmtuara.