Astronauti Scott Kelly ka kaluar një vit të tërë në hapësirë dhe është kthyer si njeri tjetër.
Scott Kelly jetoi në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar për 340 ditë, ndërsa binjaku i tij identik, Mark Kelly qëndroi në Tokë.
Sipas NASA-s, kur Scott u kthye në Tokë, 7 % e gjeneve të tij kishin ndryshuar.
Ky ndryshim do të thotë se Scoot nuk është më gjenetikisht identik me binjakun e tij.
Disa ndryshime si p.sh. zgjatja e telomereve të Scott-it apo fundet e kromozomeve që shkurtohen me kalimin e kohës, u kthyen mbrapsht kur ai u kthye sërish në ndikimin e gravitetit të Tokës.
Por ndryshime të tjera vijuan edhe pas 6 muajsh.
Studiuesit gjetën një mungesë oksigjenimi të indeve në qelizat e Scottit dhe shenja stresi te mitokondritë, të cilat transformojnë lëndë ushqyese në energji, së bashku me rritjen e inflamacionit.
Scott u bë astronauti i parë amerikan që kaloi një vit në hapësirë.
Ai u kthye në Tokë në mars 2016.
Sipas NASA-s, studimi i binjakëve “mund të jetë i dobishëm në zhvillimin e trajtimeve të reja dhe masave parandaluese për çështjet të shëndetit që lidhen me Tokën”.(TemA TV)
15/03/2018 11:10 AM
15/03/2018 06:03 PM
15/03/2018 02:47 PM
15/03/2018 10:20 PM
15/03/2018 12:05 PM
15/03/2018 08:14 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë