Avioni më i madh në botë i gatshëm për fluturim në vitin 2022 - Android

Get it on Google Play

Avioni më i madh në botë i gatshëm për fluturim në vitin 2022 - Android

Fluturakja më e madhe në botë amfibe do të jetë e gatshme gjatë katër viteve të ardhshme, sipas një fabrike në Kinë që merret me prodhimin e aeroplanëve. AG600 është aeroplani me krah 39 metra të gjerë që po cilësohet si balena e kaltër, dhe që është e dizajnuar të kryej kërkim shpëtimi për marinsat […]

Fluturakja më e madhe në botë amfibe do të jetë e gatshme gjatë katër viteve të ardhshme, sipas një fabrike në Kinë që merret me prodhimin e aeroplanëve.

AG600 është aeroplani me krah 39 metra të gjerë që po cilësohet si balena e kaltër, dhe që është e dizajnuar të kryej kërkim shpëtimi për marinsat dhe të shuaj zjarr në zona të banueshme.

Pas rritjes së tensioneve mes Kinës për pretendimet për Detin e Kinës Jugore, fluturakja pritet të jetë e gatshme për fluturimin e parë në vitin 2022.

Kompania që ka prodhuar aeroplanin gjigant amfib i ka kaluar plot tetë vite duke zhvilluar programin e kësaj fluturake, që ka madhësinë e aeroplanit Boeing 737.

I pajisur me katër motorë, AG600 mund të transportoj deri në 50 persona në misione të kërkim-shpëtimit, dhe mund të mbush për 20 sekonda rezervuarin me 12 mijë litra ujë për shuarjen e zjarrit.

Pasi që është fluturake amfibe, aeroplani mund të fluturojë në lartësi prej 4,500 metra dhe aterron në ujë edhe nëse dallgët janë mbi 2 metra të larta.

17/05/2018 11:01 AM