Brukseli nuk po e pranon por as nuk e mohon nëse është në dijeni dhe, po ashtu, a e mbështet idenë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Krejt çfarë deklarojnë në BE është se po punohet me dy Presidentët, atë të Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve. Express ka nisur pyetje në zyrën e Bashkimit Evropian pikërisht për idenë e ndarjes së territoreve, por si përgjigje ka marrë vetëm për planet rreth vazhdimit të dialogun.