Donjeta Avdijaj, 18 vjeçare nga qyteti i Pejës doli nga shtëpia pasditen e së enjtes rreth orës 10:30. E reja nga Peja u rikthye në shtëpi tri ditë pas. Ajo fillimisht ishte gjetur në Prishtinë pastaj është transferuar për në Pejë në shtëpinë e sigurt ngase nuk dëshironte që të kthehej në familje. Por sot Donjeta është kthyer tek babai i saj. Lajmin për Express e ka konfirmuar vet i ati i 18 vjeçares nga Peja.