Babai i nuses kosovare që vdiq tri ditë pas martesës - Do të marr hak për vajzën, nuk besoj në drejtësi - Android

Get it on Google Play

Babai i nuses kosovare që vdiq tri ditë pas martesës - Do të marr hak për vajzën, nuk besoj në drejtësi - Android

Gjykata e Apelit e Kosovës në prill të këtij viti ka marrë vendim që rasti rreth vdekjes së Antigona Morina të kthehet në rigjykim në Gjykatën Themelore të Gjakovës. Bislim Morina, babai i Antigonës po pretendon se ish-dhëndëri i tij Hilmi Zena ia vrau të bijën. Thotë se dhëndëri bëri marrëdhënie seksuale me vajzën e tij derisa ajo ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe kishte gjakderdhje të vazhdueshme. Por Bislimi as kësaj radhe nuk po ju beson organeve të drejtësisë kosovare. Thotë se nëse çështja nuk zgjidhet, ai do të marrë hak vet. Seanca për këtë rast pritet të mbahet nesër.

03/06/2018 03:06 PM