Kjo e drejtë nuk cenon vlerat religjioze që ky qytet ka për judaizmin, krishterimin dhe islamin. Përkundrazi, pranimi i realitetit politik ulë tensionet në këtë pjesë të globit, sepse prushi i zjarrit që u rri ndër këmbë civilëve të pafajshëm nuk kërkon shumë për të marrë flakë. Tragjedia e nxitjeve për konflikt, nga kushdo qoftë, ka vetëm një rezultat: pasoja të mëdha në njerëz