Ish- Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër sot rreth përfshirjes së Edi Ramës në planet për ndarjen e Kosovës, një iniciative që po shtyhet nga miku i tij në Beograd Aleksandar Vuciq e ku janë të përfshirë edhe liderët kosovarë. Berisha thotë se për këtë plan sekret ka marrë vesh nga burime diplomatike ndërkohë që në kuadër të kësaj ai thotë se shpejti do të realizohet edhe një vizitë e përbashkët e Vuciq dhe Ramës në Preshevë.