Blendi Fevziu ka konfirmuar kontaktet me drejtuesit e Top Channel, për një kalim të tijin në këtë television.
I pyetur nga “Gazeta Shqiptare” nëse është e vërtetë që do largohet nga TV Klan për t’u transferuar në Top Channel, Blendi Fevziu është shprehur se një vendim i tillë ende nuk është marrë përfundimisht.
“Disa kohë më parë, në një bisedë me Ben Blushin, drejtorin e ri të Top Channel, kemi folur për disa pakënaqësi të miat në TV Klan.
Kanë qenë probleme që lidheshin me mënyrën konceptuale dhe funksionale të televizionit, për të cilat ka debate në çdo media. Ben Blushi më bëri një propozim për t’u bërë pjesë e Top Channel.
Duke parë mënyrën se si ai televizion po fuqizon linjën politike dhe gazetareske pas ardhjes së Blushit, u ndjeva i tunduar nga ky propozim”, thotë Fevziu.
Mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhë, por ndërkohë ka dyshime se Fevziu po përdor Ben Blushin për t’i rritur pazarin Aleksandër Frangajt, me të cilin thuhet se nuk i ka raportet si më parë.(TemA)
02/06/2018 08:25 AM
02/06/2018 08:13 AM
02/06/2018 04:25 PM
02/06/2018 10:04 PM
02/06/2018 10:36 PM
02/06/2018 11:02 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë