Le të themi që koha përpara gjumit është pjesa më e bukur pas një dite të lodhshme. Disa nga ne mezi presin që të zhyten në ndërresat e krevatit, ndërsa disa të tjerë përsëri e kanë të vështirë të ndërpresin marrëdhënien e tyre “dashurore” me ekranin e telefonit celular apo laptopit. Ama nga sot e tutje përpara gjumit po ju këshillojmë të bëni diçka tjetër në vend që të rrini para një pajisjeje elektronike.
E mira është që përpara se të flini të merni pak kohë meditative. Të mos mendoni për asgjë dhe veç të lini mendjen tuaj të lundrojë e qetë kudo që ja ka qejfi.
Diçka tjetër e cila është shumë e këshillueshme për t’u bërë para gjumit është edhe aktiviteti i lehtë fizik. Këtu nuk e kemi fjalën pë palestrën, pasi edhe në artikuj të mëparshëm ne ju kemi treguar se palestra para gjumit shkakton pagjumësi. Në këtë rast e kemi fjalën për tërheqje dhe ushtrime të kësaj natyre. Trupi juaj do të pushojë më i qetë dhe ju do të ndiheni më të relaksuar se kurrë.
Edhe leximi është diçka e cila këshillohet të bëhet para gjumt. Ama është e rëndësishme që të keni dritën e përshtatshme, në mënyrë që të mos dëmtoni shikimin.
Dhe së fundmi muzikë. Provoni të flini me pak muzikë të lehtë në sfond. Kur e kemi fjalën të flini me muzikë nuk e këmi fjalën me kufje në vesh. Muzika e lehtë në sfond, thuhet se e bën mendjen të funksionojë më e qetë dhe si pasojë e kësaj ju do të përfitoni relaksin e nevojshëm nga një gjum cilësor.
24/04/2018 08:37 PM
24/04/2018 05:36 PM
24/04/2018 01:17 PM
24/04/2018 10:30 AM
24/04/2018 07:16 PM
24/04/2018 07:19 PM
24/04/2018 11:10 PM
24/04/2018 08:00 AM
24/04/2018 04:13 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë