Deputetët që ende figurojnë në Vetëvendosje, edhe pse tashmë kanë dhënë dorëheqje, po vazhdojnë të mbesin unikë sa i përket çështjeve të rëndësishme si Demarkacioni, me ish-kolegët e partisë. Përderisa pjesa e udhëhequr nga “baba” u deklarua menjëherë publikisht kundër, një fije shprese u pa te 10 deputetët e dorëhequr që për herë të parë në seancën solemne për pavarësi u “zbutën” duke respektuar himnin shtetëror. Për Express flet deputeti Faton Topalli që radhitet në krahun e Dardan Molliqaj e Visar Ymerit