Çfarë është duke ndodhur në partinë Vetëvendosja? Në shumësinë e interpretimeve, që zakonisht shpërthejnë në kohërat e grindjeve e përçarjeve, dy janë interpretimet më të rëndësishme. Në njërën anë, është interpretimi që del nga logjika makiaveliste e politikës, e në anën tjetër, interpretimi që del nga përfytyrimi intelektualist i saj. Thënë ndryshe : ose përçarja është rezultat i luftës së brendshme për pushtet, ose rezultat i mosmarrëveshjeve të pazgjidhshme ideologjike.