Dorëzohet Facebook - Kompania jonë nuk është në gjendje të monitorojë reklamat politike - Android

Get it on Google Play

Dorëzohet Facebook - Kompania jonë nuk është në gjendje të monitorojë reklamat politike - Android

Facebook është përfshirë në një polemikë tjetër, por kësaj radhe nuk ka të bëjë me të dhënat personale.  Ka të bëjë me ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet amerikane dhe lirinë e fjalës. “Ne nuk i kontrollojmë faktet në reklamat politike.”,- tha CEO i Facebook, Mark Zuckerberg në një fjalim të gjerë në Universitetin Georgetoën në […]

Facebook është përfshirë në një polemikë tjetër, por kësaj radhe nuk ka të bëjë me të dhënat personale.  Ka të bëjë me ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet amerikane dhe lirinë e fjalës.

“Ne nuk i kontrollojmë faktet në reklamat politike.”,- tha CEO i Facebook, Mark Zuckerberg në një fjalim të gjerë në Universitetin Georgetoën në mes të tetorit. “Ne nuk e bëjmë këtë për të ndihmuar politikanët, por sepse ne mendojmë se njerëzit duhet të jenë në gjendje të shikojnë vetë se çfarë thonë politikanët. Dhe nëse përmbajtja është e vlefshme për lajmet, ne gjithashtu nuk mund ta hedhim poshtë, sepse përndryshe do të binte ndesh me shumë prej standardeve tona”.

Fjalimi i që mbajti Zuckerberg ndezi shumë debate, por po aq debate ka ngjallur dhe deklarata e Facebook COO, Sheryl Sandberg, që ka kaluar muajt e fundit duke mbrojtur vazhdimisht deklaratën e Zuckerberg në intervista.

Në intervistën e fundit të Sandberg-ut, në NBC News, ajo thotë një argument të ri: “Facebook është i paaftë të kontrollojë faktet politike. Ne nuk mendojmë se mund ta bëjmë veten arbitër të së vërtetës edhe nëse do të kishim dëshirë.” – ka shtuar ajo.

Por edhe nëse Facebook do t’i ndalonte reklamat me përmbajtje politike, të cilat ajo i karakterizon si e drejta për t’u shprehur në publik, kompania do të haste një problem të madh: Definimin e çfarë është një mesazh politik. Këtë problem, kompania Twitter e ka zgjidhur duke ndaluar çfarëdolloj reklame politike, pa seleksionuar çfarë është e vërtetë apo jo. Megjithatë platforma Facebook është një platformë më e madhe, më e përdorur edhe me më shumë ndikim, dhe specialistët thonë se edhe nëse ajo do të vendoste të ndalonte reklamat me përmbajte politike, do të akuzohej rëndë për ndërhyrje në një të drejtë themelore që secili individ ka: Të drejtën për t’u shprehur.

27/02/2020 04:42 PM