Duke filluar nga 1 janari, ‘Whatsapp’ bllokon përdorimin në disa platforma - Android

Get it on Google Play

Duke filluar nga 1 janari, ‘Whatsapp’ bllokon përdorimin në disa platforma - Android

Më herët këtë muaj krijuesit e Whatsapp konfirmuan se shumë shpejt do të reduktohet apo bllokohet përdorimi i këtij aplikacioni në platforma të ndryshme telefonike. Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm vetëm sistemet më të famshme operative do të kenë mundësinë dhe lirshëmrinë për ta përdorur atë. Të gjithë ata që zotërojnë […]

Më herët këtë muaj krijuesit e Whatsapp konfirmuan se shumë shpejt do të reduktohet apo bllokohet përdorimi i këtij aplikacioni në platforma të ndryshme telefonike.

Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm vetëm sistemet më të famshme operative do të kenë mundësinë dhe lirshëmrinë për ta përdorur atë.

Të gjithë ata që zotërojnë celularë të markës “Blackberry” me sistem operativ “blackberry OS” dhe “blackberry 10” nuk do të mund të përdorin më “Whatsapp”. Gjithashtu në këtë listë përfshihen edhe përdorues të “Microsoft’s Windows 8.0” dhe të gjithë ata që kanë një sistem operativ akoma më të vjetër, do të bllokohen automatikisht.

Pra, të gjithë përdoruesit e “iOS” dhe “Android” do të jenë më të privilegjuarit në përdorimin dhe përditësimin e “Whatsapp Messenger”.

29/12/2017 07:00 PM