Dy projektet e reja të arkitektes më të famshme në botë, Zaha Hadid
Gruaja më e famshme në botën e arkitekturës, Zaha Hadid ka mahnitur botën duke sjellë shumë ndërtesa unike. Stili i saj është vlerësuar shumë dhe në vitin 2004, ajo u bë e para femër që fitoi “Pritzker Architecture Prize”, që cilësohet si “Nobeli” i arkitekturës.
Në vitin 2016 mori medaljen e artë të “Ribas” për punën e saj. Ajo pati gjithashtu disa poste akademike në karrierën e saj, në shkolla nga më të njohurat, si Universiteti i Harvardit, Universiteti i Ilinoisit, Universiteti Kolumbia dhe Universiteti i Yale.
Zaha Hadid lindi në Bagdad në vitin 1950. Ajo studioi për matematike në Universitetin amerikan të Bejrutit, para se t’i bashkohej Shoqatës Arkitekturore të Londrës në vitin 1972.
Në vitin 1979, ajo hapi studion e saj në Londër.
Ndërtesa e saj e parë e rëndësishme ishte Rajoni i Zjarrfikësve në “Weil am Reihn” në Gjermani, në vitin 1993. Më pas ajo bëri projekte të tjera të rëndësishme, si Qendra “Heydar Aliyev” në Baku në 2013-n, si dhe “Galaxy Soho” në Pekin në vitin 2012.
Hadid ka dizajnuar ndërtesa në gjithë botën, përfshirë një objekt të BMW-së në Lajpcig të Gjermanisë, stacione trenash në Austri dhe Qendrën Heydar Aliyev në Baku të Azerbajxhanit.
Ndërkohë që mprehtësinë e saj intelektuale e fshihte pas veshjes së saj kreative barok. Aparenca e Hadid gjithmonë është konsideruar perfekte, sikurse edhe imazhet e ndërtimeve të saj eksplozive.
Zaha ishte një divë, jo vetëm për aureolën që e rrethonte dhe që kultivonte me inteligjencën e saj.
Veprat e saj gjenden në mbarë botën, ndërsa Spiegel e quan ‘gruaja që ndërtonte’.
E famshme për ndërtesat plot forma e valëzime, ajo ishte ndër të paktat femra që kishte sukses botëror në këtë fushë.
22/12/2017 01:03 PM
22/12/2017 07:39 AM
22/12/2017 11:07 PM
22/12/2017 10:36 PM
22/12/2017 03:56 PM
22/12/2017 02:33 PM
22/12/2017 11:02 AM
22/12/2017 04:44 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë